
Latifi: Jemi fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve në Rahovec
12 tetor 2025
| 22:13
Kryetari aktual i Rahovecit, njëherësh kandidat edhe për një mandat të ri, Smajl Latifi, ka dalë i parë në zgjedhjet në këtë komunë.
Nga 62 vendvotime të numëruara, nga 77 sa janë gjithsej, Latifi ka marrë 38, 56 për qind të votave.
Me ketë rezultat Latifi do të shkojë në balotazh.
“Jemi fitues të padiskutueshëm të këtyre zgjedhjeve! Faleminderit për mbështetjen e madhe, për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kulturën e treguar në shprehjen e vullnetit tuaj!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.