Latifi: Krizat e sotme shkak i mosfunksionimit të konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik

14 dhjetor 2025 | 15:27

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se “çlirimi dhe pavarësia e Kosovës kanë qenë produkt i dy konsensuseve vendimtare: konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik”.

Sipas tij sot krizat e thella burojnë pikërisht nga fakti se të dyja këto baza nuk funksionojnë më.

Ai ka thënë se Merz ka deklaruar që epoka e Pax Americana në Evropë ka marrë fund dhe se Amerika po tërhiqet  nga kontinenti. Latifi ka thënë se ky zhvillim e cenon drejtpërdrejt funksionalitetin dhe efektivitetin e NATO-s.

“Pasojat për ne janë të qarta dhe potencialisht dramatike”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Latifi ka thënë se vëmendja mbetet e përqendruar në përplasjet partiake, në betejat e vogla për dominim afatshkurtër, ndërsa horizonti strategjik mungon pothuajse krejtësisht.

“Në këtë kuptim, ne vazhdojmë të jemi pasardhës besnikë të atyre shqiptarëve që, në kohën kur shtetet ballkanike po e copëtonin Perandorinë Osmane në territoret shqiptare, ende besonin te ‘topi i madh magjik i babës mbret’ , i cili me një të shtënë të vetme do t’i zhdukte ushtritë armike. Historia, si atëherë ashtu edhe sot, nuk i fal ata që ngatërrojnë dëshirat me realitetin”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita dhe Gjilani kanë barazuar 1-1 në kryederbin e xhiros…