Latifi mban takim me komisionin komunal për regjistrimin e dëmeve nga vërshimet
19 janar 2026
| 11:24
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorët e drejtorive, ka mbajtur takim me komisionin komunal për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit.
Latifi ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për ecurinë e procesit të vlerësimit dhe për përgatitjen e raportit përfundimtar.



