Latifi: Mbetem i përkushtuar të sigurojë kushte më të mira për personat me nevoja të veçanta
03 dhjetor 2025
| 12:00
Me ftesë nga HANDIKOS-i, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, mori pjesë në një takim miqësor me drejtuesit dhe me anëtarët e shoqatës, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.
Kryertari Latifi ka thënë se kjo ditë na kujton se respekti, barazia dhe përfshirja, janë detyrim i tyre.
“Personat me nevoja të veçanta nuk kërkojnë mëshirë, por mundësi të barabarta dhe vlerësim për aftësitë dhe për kontributet e tyre. Si institucion, mbetemi të përkushtuar të sigurojmë kushte sa më të mira dhe mbështetje të vazhdueshme, që secili të jetojë me dinjitet dhe të ndihet pjesë aktive e shoqërisë sonë”, ka theksuar Latifi.



