
Latifi: Me një votë bëhesh profesoreshë, rasti i Duda Baljes është fenomen
23 maj 2025
| 15:12
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar konfirmimin e deputetes Duda Balje se i është ofruar posti i profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.
Ai ka thënë se ky është një fenomen në Kosovë dhe jo rast i veçantë.
Latifi ka shkruar në “Facebook” se me një votë bëhesh profesoreshë.
“Kurrgjë nuk është ëndrra amerikane, çka është ëndrra kosovare: me një votë bëhesh profesoreshë. Duda nuk është veç një rast. Është fenomen”, ka shkruar Latifi.