Latifi nënshkruan kontratën për asfaltimin e infrastrukturës rrugore me gjatësi prej 22 kilometrash

23 korrik 2025 | 13:31

Kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, ka nënshkruar kontratën me “Lika Company Sh.P.K.”, për projektin e asfaltimit dhe të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Rahovecit, me gjatësi prej 22 kilometrash.

Latifi ka thënë se ky projekt përfshin dy segmente rrugore: Rahovec – Drenoc – Senoc – Pastasel – Polluzhë – Sarosh dhe segmentin tjetër nga Drenoci në drejtim të Pataqanit të Epërm e të Poshtëm deri në Fortesë, duke përfshirë edhe rrethrrotullimin mes Sapniqit dhe Fortesës.

“Në projekt përfshihet: riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës, vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, si dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse me standarde moderne. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 3.863.123.57 euro dhe realizimi i tij po bëhet përmes bashkëfinancimit me Ministrinë e Infrastrukturës, të cilën e falënderoj për mbështetjen! Për shkak të temperaturave të larta dhe në përputhje me vendimin e Ministrisë që ndalon asfaltimin gjatë valës së të nxehtit, fillimisht do të bëhet organizimi dhe mobilizimi në terren, ndërsa shumë shpejt do të fillojmë edhe me realizimin konkret të punimeve. Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e lëvizjes dhe të lidhjes mes vendbanimeve”, ka thënë kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e…