
Latifi para banorëve të Dejnit: Jemi opsioni më serioz, që premton, analizon e zbaton
30 shtator 2025
| 00:36
Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi i cili po rikandidon edhe për një mandat qeverisës, ka takuar banorët e Dejnit.
Latifi para të pranoshmëve tha se është opsioni më serioz, që premton, analizon e zbaton.
“Dejnit ia dhamë fjalën që do ta mbajmë për punët e shumta që do t’i bëjmë, e na e dha fjalën për mbështetje më 12 tetor, konceptit tonë e kandidatit tonë për Kuvendin e Komunës, Afrim Berisha.
Jemi opsioni më serioz, që premton, analizon e zbaton. Me ne Puna Nuk Ndalet. #174”, ka njoftuar Smajl Latifi.