
Latifi për protestën e sotme: Duhet t’i mbështesim burrat që sakrifikuan për Kosovën
07 gusht 2025
| 11:58
Emin Latifi nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Skenderaj ka folur për protestën e thirrur nga OVLUÇK-ja, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në “Klan Kosova”, Latifi ka thënë se këta burra kanë sakrifikuar për të mirën e Kosovës dhe se qytetarët duhet t’u dalin në krah.
“Parlamenti ynë e ka votuar këtë Gjykatë për t’u hequr një njollë e zezë ndaj UÇK-së. Ata burra sakrifikuan për Kosovën dhe ne duhet t’i mbështesim”, ka thënë ai.
Sipas tij, në Skenderaj të gjitha partitë, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, janë rreshtuar në mbështetje të protestës.