Latifi premton mbështetje për fermerët e Rahovecit

16 gusht 2020 | 17:28

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë dhe drejtori i Ekonomisë, kanë vizituar fabrikën për përpunimin dhe konservimin e perimeve “Apetiti” në Krushë të Madhe dhe qendrën grumbulluese të pemëve dhe perimeve “Agro Celina” në Xërxë.

Ai ka thënë se nga drejtori i “Apetitit”,  Kujtim Hoti, janë njoftuar në lidhje me procesin e përpunimit të perimeve, konkretisht prodhimin e ajvarit dhe turshive, produkte këto të cilat tash e sa kohë shiten në tregun vendor. “Z. Hoti, po ashtu, na informoi se në plan ka qenë që tashmë të fillohet edhe me eksport të këtyre produkteve vendore edhe në tregun evropian, por për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, një plan i tillë nuk ka pasur mundësi të realizohet për këtë vit. Për vizitë ishim edhe në QG ‘Agro Celina’, ku u pritëm nga pronari, z. Feim Rexhepi, i cili na informoi se QG e frutave dhe perimeve ‘Agro Celina’, krahas eksportimit të vazhdueshëm të trangullit, ka filluar edhe eksportimin e specit ‘Somborka’. Urova të dy pronarët dhe menaxhmentin e NPT ‘Apetiti’ dhe QG ‘Agro Celina’ për rezultatet e arritura deri më tani. I sigurova se në të ardhmen bashkëpunimi në mes të komunës dhe bizneseve, që janë storie suksesi, do të jetë edhe më i madh dhe në këtë pikë mbështetja nga Komuna e Rahovecit nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 300 pako me mish…