Latifi pret në takim ambasadoren e Finlandës, flasin për bashkëpunimin në bujqësi, edukim, arsim dhe turizm

10 prill 2026 | 12:11

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Latifi ka njoftuar se biseduan për marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Me këtë rast, pranova edhe urimet e saj për rizgjedhjen time si kryetar i komunës, për të cilat e falënderova sinqerisht”.

“Përgjatë takimit, diskutuam edhe për mërgatën e Kosovës në Finlandë, e cila përfaqëson një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy vendeve tona, duke promovuar vlera, kulturë dhe bashkëpunim të ndërsjellë”.

“Theksuam nevojën për ndërmarrjen e iniciativave konkrete që do të nxisin bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, si bujqësia, edukimi dhe arsimi, turizmi, si dhe shqyrtuam mundësitë për binjakëzimin e Rahovecit me ndonjë komunë në Finlandë. Në këtë drejtim, vlerësuam rëndësinë e mbështetjes së Ambasadës së Finlandës për promovimin e potencialeve të Rahovecit dhe rritjen e numrit jo vetëm të vizitorëve nga Finlanda në komunën tonë”, ka shkruar në Facebook Latifi.

Ai ka falënderuar ambasadoren Laaksonen për vizitën dhe për gatishmërinë për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e komunës së Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK), ka njoftuar se në…