Latifi, qeverisë: Hiqeni ndalesën e turpit për vëllezërit nga Shqipëria

24 janar 2022 | 11:16

Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka quajtur ndalesë të turpit vendimin e Qeverisë së Kosovës për qytetarët e Shqipërisë që të mos u lejohet hyrja pa tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Ai ka thënë se është e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë shqiptarëve të cilët në vitin 1999 i “strehuan në shtëpitë e tyre të varfra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe”.

“E pashë protestën e kuksianëve në Morinë. Është aq e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë! Aq ma tepër që kjo bëhet në emër të disa masave kundër Covid, krejtësisht të paefektshme. Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vëllezërve tanë, të cilët me 1999 i strehuan në shtëpitë e tyre të varfra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e qeverisë talibane pritet të takojnë zyrtarët perëndimorë në…