Latifi: Sheshi Qendror i Rahovecit po merr formë, investimi më i madh urban në historinë e qytetit

23 shtator 2025 | 20:49

Sheshi Qendror i Rahovecit, i cilësuar si investimi më i madh urban në historinë e qytetit, është drejt finalizimit me përfundimin e punëve të vrazhda dhe kalimin në fazën përfundimtare – atë estetike.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sheshi Qendror i Rahovecit, investimi më i madh urban në historinë e qytetit, po merr formë me përfundimin e punëve të vrazhda dhe nisjen e fazës estetike,” ka shkruar Latifi.

Ai tha se ky projekt do të ketë ndikim të madh në jetën urbane të qytetit, duke shërbyer si një hapësirë multifunksionale për qytetarët.

“Ky projekt do të transformojë pamjen e qytetit, duke u shndërruar në një hapësirë qendrore për argëtim, punë, aktivitete dhe krijimtari,” theksoi Latifi në postimin e tij.

Punimet në sheshin e ri po zhvillohen në kuadër të projekteve të zhvillimit urban që synojnë modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën e Rahovecit.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar…