Latifi takon drejtoreshën në detyrë të SHSKUK-së: Përmirësimi i shërbimeve kërkon sakrifica
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka takuar të mërkurën ushtruesen e detyrë së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me rastin e marrjes së përgjegjësisë për udhëheqjen e SHSKUK-së.
Në takimin e parë njohës, ministri Latifi i ofroi Zejnullahu-Raçi mbështetje në menaxhimin e SHSKUK-së, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, detyrë kjo që kërkon sakrificë dhe kurajo për t’i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë institucion tejet të rëndësishëm për qytetarët e vendit.
“Zejnullahu-Raçi, e falënderoi ministrin Latifi për vizitën dhe bisedën, duke shpresuar se me përpjekje të përbashkëta mund të bëhet ndryshimi i gjendjes aktuale dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët”, thuhet në komunikatën e MSh-së.



