Latifi: Tash partitë i nxjerrin kartat e viktimizimit

06 janar 2021 | 13:36

Profesori universitar Blerim Latifi ka treguar se tani kur po fillon fushata elektorale partitë politike po i nxjerrin kartat e viktimizimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se subjektet politike këtë e taktikë e bëjnë për të fituar vota.

Ai ka vlerësuar se LDK-ja do ta nxjerr kartën e vrasjeve të pas luftës të zyrtarëve të saj, kurse LV-ja do ta përdorë kartën e rrëzimit nga pushteti,  ndërkaq  PDK-ja kartën e Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë i Latifit:

Tash që po fillon loja elektorale partitë i nxjerrin kartat e viktimizimit me provu që të sigurojnë ndonjë solidaritet votash. LDK e ka të gatshme kartën e viktimizimit: vrasjet e pas luftës të zyrtarëve të saj. VV, përveç fotografisë së Astrit Deharit, tani mund të tundë si kartë viktimizimi edhe rrëzimin e nga pushteti prej kaubojsit Grenell.PDK, nga ana e saj, mund të thirret në viktimizimin politik nga Gjykata Speciale.Ramushi e ka problem përdorimin e taktikave viktimizuese, sepse statura e tij nuk përputhet dot me kërkesat e këtyre taktikave.Dje e pashë që edhe Pacolli ka filluar të pozojë si viktimë politike, derisa po tregonte se kanë dashur ta arrestojnë padrejtësisht në Aeroportin e Prishtinës.E tërë kjo mund të përmblidhet në thirrjen: Viktima të të gjitha partive mblidhuni! Zgjedhjet po fillojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ardian Kastrati i është bashkuar sot Partisë Demokratike…