Latifi vlerëson punën në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit

21 tetor 2025 | 16:07

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marr pjesë në takimin e tretë periodik për këtë vit me personelin shëndetësor, ku u vlerësua puna e vazhdueshme dhe rezultatet e arritura në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit.

Sipas tij, gjatë periudhës janar – shtator 2025, në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” janë ofruar gjithsej 104,795 shërbime shëndetësore, ndër to: 10,059 raste urgjente të trajtuara, 50,606 terapi intramuskulare, 181 mamografi, 7,381 infuzione, 3,674 analiza laboratorike, 3,508 pacientë të trajtuar në stomatologji, 2,162 vizita shtëpiake, prej tyre 780 për nëna dhe fëmijë 0-3 vjeç, si dhe 52 lindje.

“Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit profesional të personelit tonë shëndetësor dhe e kujdesit të vazhdueshëm institucional për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar…