
Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Universitare Botërore
24 korrik 2025
| 18:35
Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr, Gjermani.
Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU.
Në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina.
Në çerekfinale ajo mposhti Viktoria Folgen nga Gjermania.
Laura në gjysmëfinale triumfoi ndaj Flavia Favorini nga Italia. Në ndeshjen finale me Narumi Tanioka nga Japonia për medaljen e artë, rrugëtimi i Laurës u ndërpre për shkak të një lëndimi, që përfundoi duke u stolisur me medaljen e argjendtë.