Laura Fazliu në finale të Evropianit

30 prill 2022 | 15:13

Laura Fazliu ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian për xhudo që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në gjysmëfinale triumfoi ndaj spanjolles Cristina Perez Cabana, me IPPON, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu në finale do të përballet me britaniken, Gemma Howell.

Laura tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë me kalimin në finale, teksa do të luftojë për të artën, e cila edhe do të jetë e para për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24…