
Laura Fazliu në finale të Lojërave Universitare Botërore në Gjermani
24 korrik 2025
| 15:02
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në finale të Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani.
Në gjysmëfinale, Laura mposhti italianen Flavia Favorini.
Kurse në finale, xhudistja jonë do të ndeshet me japonezen Narumi Tanioka.