Laura Fazliu pëson në çerekfinale, synon të bronztën

16 qershor 2025 | 15:12

Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror. U mposht nga legjenda braziliane Rafaela Silva.

Që në minutën e parë dhe në aksionin e parë të vërtetë, Silva e zuri të papërgatitur Fazliun dhe e mposhti me Ippon pas hedhjes së bukur.

Silva u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit dhe për këtë i duhen dy fitore.

Fillimisht do të përballet me Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…