Laurine Gashi e artë në Shkup

03 gusht 2025 | 15:47

Laurine Gashi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior në Shkup.

Siç bën të ditur Federata e Xhudos në Kosovë, në xhiron e parë Gashi ishte e lirë, derisa në xhiron e dytë Laurine mposhti Effrosyni Symeonidou nga Greqia. Ndërkohë në gjysmëfinale mposhti Sara Osmanin nga Kosova.

Ndeshja në finale me Sura Nil Karasu nga Turqia i solli Laurines medaljen e artë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot…