Lavdërohet puna e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave të Deçanit

19 nëntor 2019 | 14:24

Rreth 600 nxënës nga Komuna e Deçanit kanë marrë pjesë në garën nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe në Dituri.

Nga ky numër 150 nxënës kanë qenë fitues në nivelin komunal dhe 12 në gara republikane. Për të diskutuar për këto suksese dhe sfidat në të ardhmen, koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti është takuar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, drejtorin e Arsimit, Bekim Vishaj, bashkëpunëtorë dhe drejtorë të shkollave.

Kryetari Ramosaj, ka thënë se është i kënaqur me gatishmërinë e Drejtorisë së Arsimit dhe të drejtorëve për këto gara në nivel nacional, por ka kërkuar nga drejtorët dhe mësimdhënësit që edhe më tepër të shtohet niveli i cilësisë dhe pjesëmarrja në këto gara.

Ndërsa koordinatori Rexhep Hoti, ka thënë se është krenar me vullnetin e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave në Deçan. “Për këtë sukses të nxënësve padyshim që meritor është Drejtoria Komunale e Arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të kësaj komune të cilët ndihmuan që për herë të parë nxënësve t’u realizohet një e drejtë kushtetuese”, ka thënë Hoti.

Në anën tjetër, drejtori i Arsimit, Bekim Vishaj, ka hënë se me vullnetin dhe punën e drejtorëve të shkollave kjo garë do të vazhdojë të nxjerr në pah talent të rinj nga Komuna e Deçanit.

Koordinatori Hoti takimin e ka përmbyllur duke ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për drejtorët dhe stafin e Drejtorisë së Arsimit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar Kastriot Robon, si…