Lavrov: Qasjet ideologjike dhe ultimatumet nuk çojnë askund

10 shkurt 2022 | 15:07

Shefja e diplomacisë britanike, Liz Truss, ka udhëtuar drejt Moskës për t’u takuar me homologun e saj rus, Sergej Lavrov, për të diskutuar për gjetjen e gjuhës së përbashkët për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Lavrov i tha ministres së Jashtme britanike se asgjë nuk mund të bëhej nëse perëndimi vijon të vejë ultimatume dhe të bëjë kërcënime ndaj Moskës. “Qasjet ideologjike, ultimatumet dhe kërcënimet janë rrugë që nuk të çojnë askund. Fatkeqësisht, shumë nga kolegët tanë perëndimorë janë të zhytur në këtë formë të aktiviteteve publike që nuk mund t’i quaj diplomaci”, ka deklaruar Lavrov.

Kurse, shefja e diplomacisë së Mbretërisë së Bashkuar gjatë fjalës së saj në konferencën për shtyp me Lavrov bëri thirrje për dislokimin e trupave ruse nga kufijtë ukrainas.

“Ne duam t’i shohim fjalët e pasuara nga veprimet. Duam të shohim zhvendosjen e trupave dhe pajisjeve nga kufijtë e Ukrainës drejt një vendi tjetër. Për momentin pozicioni aktual është tepër kërcënues”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje derbi do të zhvillohen në çerekfinale të Kupës…