Lavrovi: Rusia po përballet me një ‘luftë totale’ nga Perëndimi

25 mars 2022 | 14:26

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia po përballet me një luftë totale të shpallur nga Perëndimi.

Në një takim të premten, Lavrovi ka thënë se “për ne është shpallur një luftë e vërtetë hibride, një luftë totale”.

Ai ka thënë se qëllimi ishte “shkatërrimi, thyerja, mbytja e ekonomisë ruse dhe Rusisë në tërësi”.

Gjatë muajit të parë të pushtimit të Ukrainës, të cilin Rusia e përshkruan si “operacion special ushtarak”, Perëndimi ka prezantuar masa të ashpra që synonin ekonominë dhe sistemin financiar rus, si dhe presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë.

Pavarësisht kësaj, Lavrovi ka thënë se Rusia nuk është e izoluar.

“Ne kemi shumë miq, aleatë, partnerë në botë, një numër të madh shoqatash, nëpërmjet së cilave Rusia bashkëpunon me vendet në të gjitha kontinentet dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Lavrovi.

Ai ka shtuar se shumica dërrmuese e vendeve nuk do t’i bashkohen politikës perëndimore të sanksioneve kundër Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe ekipi përfaqësues kanë ndarë…