Laws: Nuk e kemi obligim t’i vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve, është punë e prokurorisë

18 shkurt 2026 | 10:45

Në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj krerëve të UÇK-së, deklaratat përmbyllëse i ka dhënë mbrojtës i viktimave, Simon Laws.

Laws ka thënë se mbrojtja e viktimave nuk është munduar të vërtetojë lidhjen mes viktimave dhe konkretisht Rexhep Selimit, por edhe të akuzuarve të tjerë.

Laws këtë e ka thënë duke u përgjigjur parashtrimeve të mbrojtjes së Selimit, për të cilën pretendon se kanë thënë se mbrojtja e viktimave s’ka vërtetuar lidhjen midis dëmit të pësuar nga viktimat dhe krimet për të cilat janë  ngritur akuzuat. Dhe pretendimi i dytë i mbrojtjes, sipas Laws, është se nuk është vërtetuar lidhje midis krimeve dhe Selimit.

Ai ka thënë se nuk e kanë obligim të vërtetojnë akuzat ndaj të akuzuarve, por kanë sjellë prova që janë marrë nga ekspertët.

“Nuk është puna jo që të vërtetojmë akuza kundër zotit Selimi, kjo është puna e prokurorisë. Dhe ne nuk jemi përpjekur të bëjmë një gjë të tillë me provat që janë marrë nga ekspertët”, ka thënë ai në seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka…