Lazio, afër marrëveshjes së re me Inzaghin

11 qershor 2020 | 17:15

Simone Inzaghi është në krye të Lazios që prej vitit 2016 dhe pritet që të nënshkruajë një tjetër kontratë të re, që do ta mbajë atë në kryeqytetin e Italisë deri në verën e vitit 2023.

Sipas asaj që shkruan “Il Messagero”, Claudio Lotito po punon për detajet e kontratës së re. Raportohet se paga e Inzaghit në kontratën e re do të jetë 2.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që në rast se Lazio fiton titullin kampion këtë sezon, atëherë do të përfitojë 3 milionë euro.

Kjo do të jetë një nga klauzolat e kontratës së re dhe mendohet se ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia duket se po rikthehet sërish në ato vende të…