Lazio, favorite për transferimin e Ismajlit  

12 qershor 2025 | 14:45

Përkundër ofertave të shumta nga Turqia, duket se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk do të largohet nga Italia, përkatësisht Serie A.

Mësohet se gjasat janë të mëdha që Ismajli ti bashkohet Lazios, ekip që është favorit për transferimin e tij dhe ka parakaluar Trabzonsporin e Beshiktashin e Turqisë.

Po ashtu, Ismajli u monitorua edhe nga Juventusi, Napoli e Interi por Lazio ka bërë hapa konkret në lidhje me transferimin e tij.

Thuhet se Lazio tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Ismajlit, të cilit i ka ofruar kontratë trevjeçare me opsionin e rinovimit për vitin e katërt.

28-vjeçari po kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri, i cili po e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.

Ismajli te Lazio do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Empolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga skuadra e Spezias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ditë që tradicionalisht festohet me bujë nga socialistët,…