Lazio mezi e mposhti Spezian

05 dhjetor 2020 | 17:27

Lazio është rikthyer në rrugën e fitoreve në Seria A. Skuadra e Inzaghit fitoi 2-1 në transfertën ndaj Spezias. Bardhekaltrit e zgjidhën ndeshjen që në 45 minutat e para. Immobile zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të me një kundërsulm të shpejt.

Më pas në të 33-ën, Milinkovic-Saviq ekzekuton në perfeksion një goditje dënimi, duke e çuar topin në trekëndësh. Në pjesën e dytë, Spezia u rikthye në lojë, falë një goli të bukur të Nzola, por nuk do të arrinin që të shënonin sërish.

Thomas Strakosha e ndoqi ndeshjen nga stoli, pasi Inzaghi sërish preferoi Reinan nga minuta e parë.  Me këtë fitore Lazio ngjitet në kuotën e 17 pikëve, po aq sa Juventusi, Roma dhe Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon të dhënat e…