Lazio pret oferta për Hysajn

05 gusht 2025 | 16:00

Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj duket se nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri të Lazios, Maurizio Sarri.

Hysaj është njëri prej dy mbrojtësve të krahut të djathtë, që vlerësohen të tepërt nga trajneri Sarri dhe për këtë arsye mund të largohet këtë verë nga ekipi.

Në fakt, mësohet se Lazio është në pritje të ofertave për Hysajn shkaku i moshës dhe pagës së lartë, duke pasur parasysh se ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Hysaj edhe sezonin e fundit ishte pranë largimit nga Lazio, por arriti të regjistrojë 14 paraqitje në total dhe bëri tri asistime.

31-vjeçari prej vitit 2021 është pjesë e Lazios kurse në Itali ka luajtur edhe për Napolin e Empolin, duke regjistruar në total 310 paraqitje në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se…