PDK, LDK dhe AAK vazhdojnë seancën pa asistencën e Kuvendit, duke përdorur mikrofonët dhe mbështetjen e mediave

13 korrik 2025 | 11:44

Pas dështimit të seancës së 46-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetët nga radhët e partive ish-opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Nisma – kanë qëndruar brenda sallës plenare, duke refuzuar ta lëshojnë atë.

Deputetët janë shprehur të vendosur ta vazhdojnë qëndrimin në sallë si shenjë pakënaqësie dhe proteste ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi konstituiv dhe bllokimit të punës së Kuvendit.

Në mungesë të asistencës teknike të Kuvendit, deputetët po përdorin mikrofonët dhe pajisjet e mediave të pranishme për të komunikuar gjatë qëndrimit të tyre në sallë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar edhe përpjekja e 46 për konstituimin e ligjeslaturës…