LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren

02 nëntor 2025 | 20:49

Edhe një tjetër koalicion i madh parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit.

Burimet e “Epoka e re” bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Prizren me kryetar Driton Selmanaj dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prizren në krye me Shaqir Totajn kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin e ardhshëm.

Kështu u bë e ditur nga Shaqir Totaj.

Njoftimi i Totajt:

Të dashur qytetar të Prizrenit dhe përkrahës të PDK-së,

Rezultati i rundit të parë të zgjedhjeve tregoi qartë besimin për të vazhduar edhe një mandat me punë të mira e vepra konkrete për Prizrenin. Mbështetja e treguar në çdo lagje, kudo në qytet e fshat, ishte dëshmia e rrugës së drejt që kemi ndjekur duke iu qëndruar afër qytetarëve pa dallim. Absolutisht jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë punë bërë të bërë për Prizrenin që e duam të gjithë. Prandaj, në këto zgjedhje kemi shpalosur vizionin e ri të projekteve të mëdha që e modernizojnë Prizrenin më tej.

Në jetë kam ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, të bashkimit dhe afrimit me qëllim të afirmimit të të mirave publike. Kam punuar me profesionistë të bindjeve të ndryshme politike, por çdo herë kam ndjekur rrugën e drejtësisë, barazisë dhe respektimit të ligjit. Në mandatin e parë si kryetar i Prizrenit e dëshmuam me punë të mira, por pa e ndryshuar rrugën e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit me të gjithë për të mirën e qytetit tonë.

Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë. E falendëroj udhëheqjen e kësaj partie dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj për besimin dhe mbështetjen në balotazh duke dëshmuar se para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, interesat partiake mbesin në rendin të dytë.

Prizren urime dhe na priftë e mbara! Rrugëtojmë bashkë +4 për Prizrenin e të gjithëve dhe për të gjithë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidati për Prishtinën Përparim…