LDK e vendosur: Nuk marrim pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit pa marrëveshje politike!

03 mars 2026 | 15:06

Sot është mbajtur takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për çështjen e presidentit.Sipas burimeve të Gazeta Blic, në këtë takim, që ishte i treti me radhë, Kurti nuk ka përmendur asnjë emër konkret për postin e Presidentit.

Po ashtu nga të njëjtat burime mësohet se ai sërish nuk e ka përmendur presidenten aktuale, Vjosa Osmani. Burimet bëjnë të ditur se Kurti ka diskutuar për skenarë të mundshëm lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, përfshirë edhe opsionin që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë dy kandidatë për këtë post.

Megjithatë, për këta skenarë nuk është arritur ndonjë pajtim apo aprovim nga ana e LDK-së. Të njëjtat burime konfirmojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet të qëndrojë në sallë nëse nuk ka një marrëveshje politike për çështjen e Presidentit

“Gazeta Blic” po ashtu merr vesh se se Lëvizja Vetëvendosje ka shumë gjasa që të shkojë me emrin e Glauk Konjufcës, që mban aktualisht postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zv/Kryeministër megjithëse deri tani nuk ka asgjë zyrtare dhe konkrete nga ky subjekt politik. Takimi Abdixhiku-Kurti edhe sot përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete dhe emër të përveçëm.

Nesër me 4 mars është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit dhe takimet ndërmjet Kurtit dhe akterëve kryesorë politikë në vend janë intensifikuar megjithëse deri tani pa një marrëveshje apo rezultat konkret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava,…