LDK-ja bën thirrje për pjesëmarrje në tubimin përmbyllës të premten nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

24 dhjetor 2025 | 13:14

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se të premten do ta mbyllë fushatën në Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Tubimi do të nisë në ora 18:00.

“Le ta mbyllim bashkë këtë kapitull, ashtu siç vetëm ne dimë! Ejani, të premten në fushatën përmbyllëse, në orën 18:00, në Sallën e Sportit – Pallati i Rinisë, në Prishtinë. Në mbyllje të kësaj fushate, ju thërrasim bashkë. Ejani masivisht, ejani me familje, me miq me më të dashurit tuaj. Ejani ta tregojmë forcën e besimit, unitetit dhe shpresës që na ka mbajtur gjithmonë në këmbë. Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit. Le ta mbushim sallën e sportit në Pallatin e Rinisë me energji, me duartrokitje, me besim e plotë shpresë në të ardhmen! Ju mirëpresim!”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Luftari: DASHAMIR ALLIU-Shqipnia Luftimi pozicional mbrojtës, në Tabe të…