LDK-ja do ta dërgojë sot në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

22 dhjetor 2023 | 11:44

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot (e premte) do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Në njoftim është thënë se deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, në orën 14:00 do ta dërgoj këtë ligj në Kushtetuese.

“Deputeti Besian Mustafa,si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në orën 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kajtazi BI shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së me…