LDK-ja e fiton Dragashin me vota të diasporës

16 nëntor 2021 | 19:55

Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50,21 për qind të votave.

Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.

Vetëm 47 vota ishte diferenca ndërmjet PDK-së e LDK-së në rundin e dytë të zgjedhjeve në Dragash.

Pas numërimit të votave nga diaspora LDK ka përmbysur rezultatin në këtë komunë.

244 vota janë për LDK-në nga diaspora ndërsa PDK-në mori 54 vota.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është kundërpërgjigjur ish kreut…