
LDK-ja garon me numrin 113 në zgjedhjet e 12 tetorit
04 shtator 2025
| 11:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar të enjten tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale.
Sipas shortit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të garojë në këto zgjedhje me numrin 113.