
LDK-ja jep detaje nga takimi Abdixhiku – Kosnett
23 mars 2021
| 16:51
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, kanë pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett.
LDK-ja ka bërë me dije se kryetari Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve këtë parti dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.
Po ashtu, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë.