LDK-ja jep detaje për takimin me ambasadorin Kosnett

13 janar 2020 | 13:45

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-vë në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas një njoftimi të LDK-së në këtë takim është diskutuar për ecurinë e negociatave mes LDK-së dhe LV-së për formimin e qeverisë së re.

Ambasadori Kosnett ka kërkuar që sa më parë të formohet qeveria, e cila sipas tij, duhet të përmbush mandatin e votuesve.

“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”, është bërë me dije në njoftimin e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë…