LDK-ja kërkon hetim për çështjen e taksës prej 5 euro për veturat  

22 korrik 2021 | 12:03

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë me dije se çështja e tiketës ngjitëse për veturat e regjistruara nuk mund të mbyllet vetëm me pezullim të vendimit nga ana e qeverisë.

Para deputetëve, ai ka thënë se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, duhet të shkojë nga seanca në prokurori dhe t’i vendos para drejtësisë ata që kanë nënshkruar marrëveshjen për tiketën ngjitëse.

“Kjo qasje është më shumë shqetësuese sesa tendenca për ta fshehur. Unë po shpresoj se ministri do të çohet nga seanca e do të shkojë në prokurori për ta hetuar këtë proces. Kjo nuk mbulohet kështu. Akti më korrekt dhe më moral do të ishte dorëheqja, për të treguar se qeveria nuk qëndron prapa këtij skandali. Kështu nuk tejkalohet në këtë formë. Ne kërkojmë përgjegjësi publike morale”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përkrahjes për bujqit, komuna e Malishevës i…