
LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
03 nëntor 2020
| 14:25
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ta kaluar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se seanca pritet të mbahet të premten në ora 11:00.
“Në emër të deputetëve nënshkrues, dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për të kaluar në lexim të dytë, ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Seanca do të mbahet ditën e premte në ora 11:00”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Facebook”.