LDK-ja kritikon programin e Qeverisë Kurti
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur të mërkurën një konferencë në lidhje me programin qeverisës të Qeverisë Kurti.
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, e ka konsideruar programin qeverisës për ekonomi të zbrazët. Sipas tij ky program përmban vetëm premtime boshe.
“Për tu bërë hapja e sektorit privat edhe vaksinimi duhet të vërehet shpejt. Shumë fjalë asnjë masë e shifër. Zhvillimi ekonomik parasheh shumë ligje, por pa përmendur masa konkrete. Edhe më keq nuk asnjë fjalë të vetme për buxhetin. Nuk parashihet asnjë projekt i ri kapital për 4 vitet e ardhshme. Fondi sovran do të mbledh të gjitha pasuritë strategjike në vend. Nuk dihet se si do të menaxhohen këto pasuri të qytetarëve. Shumë fjalë asnjë masë asnjë shifër. Pra kush përfiton nga programi zhvillimor do të vendosë një ekip i ngushtë. Shumë fjalë asnjë masë asnjë shifër”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti do t’i ngarkojë qytetarët me borxh.
“Banka Zhvillimor nuk do të përkrahë sektorin privat. Në pjesën e energjisë nuk kanë idenë me këtë sektor. Nuk mund të plotësohen nevojat me energji pa kapacitete të reja. Programi i qeverisë nuk jep përgjigje si do të implementohet. Por shihet që të gjitha do të paguhen duke i futur qytetarët në borxhe. 1.6 miliard euro Qeveria do ta rrisë borxhin. Kush do t’i paguajë brezat e ardhshëm. Në vend të investojë në rini ka vendosur ta zhysë në borxhe deri në pleqëri”, është shprehur Mustafa.



