LDK-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, vendosë për emrat e ministrave dhe të kryeparlamentarit

02 shkurt 2020 | 12:57

Pas arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm.

LDK-ja pas pak nis edhe zyrtarisht një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtyre muajve të fundit ku pritet të vendoset për emrin e kryeparlamentarit dhe emrat e tjerë që do të jenë pjesë e ekzekutivit.

Disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të kësaj partie, kanë thënë se kjo mbledhje do të fillojë në orën 13:00.

Temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë lidhja e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe LV-së.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LV-ja dhe LDK-ja do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka theksuar se me…