LDK-ja me kryetar të ri në degën e Klinës

12 nëntor 2023 | 11:19

Alban Rraci është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Klinë.

Njoftimi është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Dega në Klinë në krye me Alban Rracin padyshim që do i jep një kahje të re zhvillimeve lokale në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës është në përmbyllje të procesit zgjedhor të brendshëm anë e kënd vendit, duke angazhuar gjatë gjithë këtij procesi shumë gra e burra, të rinj dhe të reja që ndajnë vizionin e përbashkët në “Rrugën e Re”, për jetë të dinjitetshme dhe një Kosovë të zhvilluar ashtu siç e duam. LDK po ashtu është duke bërë përgatitjet finale në mobilizimin për Kuvendin X Zgjedhor dhe Konventën Programore që do mbahet me 19 nëntor”, ka njoftuar LDK-ja.

May be an image of 1 person and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “person i…