LDK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi

11 shtator 2020 | 22:44

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dalë me një telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi.

Në emër të LDK-së Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Telegrami i plotë:

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, Sulejman Gashi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi

“Me pikëllim morra lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të gazetarit, Sulejman Gashi.
Ai ishte korrespodent shumëvjeçar i RTK-së në Shtetet e Bashkuara, duke ndjekur nga afër zhvillimet që kishin të bënin direkt me raportet Kosovë-Amerikë.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
I përjetshëm kujtimi për të!”
LDK – Zyra për Informim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar  se Zyra e Prokurorit…