
LDK-ja në zgjedhjet lokale garon me 28 kandidatë për kryetarë komunash
13 gusht 2025
| 21:06
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë publike kandidatët e saj për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale.
LDK garon në këto zgjedhje në 31 komuna, me 28 kandidatë për kryetarë dhe me 839 kandidatë për asambletë komunale.
“Me integritet, përvojë dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunave tona, këta kandidatë përfaqësojnë angazhimin e LDK-së për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve e, mbi të gjitha, një vizion që shkon përtej të zakonshmes”.
“Ne besojmë në një Kosovë me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe jetë më të mirë për çdo qytetar. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për ndryshim dhe zhvillim përtej!”, ka njoftuar LDK-ja.