LDK-ja nesër vendos për emrat e ministrave në qeverinë Hoti

01 qershor 2020 | 15:49

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet nesër (e martë) në orën 16:30, ku pas kësaj mbledhje kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për medie.

Në këtë mbledhje pritet që të caktohen emrat e ministrave të LDK-së në qeverinë Hoti.

LDK-ja e ka pranuar sot aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hoti për kryeministër.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ishte paralajmëruar se mund të mbahet sot, por e njëjta ishte shtyrë deri në pranimin e gjithë dokumentacionit nga Kushtetuesja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritet numri i të infektuarve me “Covid 19” te Renova.…