LDK-ja: Nuk e votojnë buxhetin nëse nuk shtohen amendamentet tona

20 shkurt 2026 | 12:07

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e votojnë buxhetin e këtij viti, nëse nuk shtohen 21 amendamentet e propozuara nga kjo parti.

Ajo ka kërkuar që amendamentet e propozuara të hidhen në votim, sepse përndryshe nuk e votojnë shqyrtimin e dytë.

“Ne si grup parlamentar i kemi paraqitur 21 amendamente dhe nuk kanë kaluar përmes komisionit për buxhet, andaj iu bëjmë thirrje t’i vëni amendamentet tona në votim, sepse besojmë që adresojnë probleme reale të qytetarëve. Përndryshe, buxhetin nuk e votojmë”, ka thënë Lushaku – Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës…