LDK-ja paralajmëron zgjedhje parlamentare në pranverë

01 dhjetor 2017 | 00:07

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se në pranverën e vitit 2018 mund të ketë sërish zgjedhje parlamentare.

“Pranvera po vjen, shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Nuk po them datë, por zgjedhjet do të mbahen shumë shpejt. Jemi lodh nga dy palë zgjedhje sivjet, por kjo qeveri nuk mund të përballojë sfidat politike duke emëruar zëvendësministra e duke blerë paqen sociale me këso ndarje të buxhetit”, ka thënë ai në Interaktiv.

Haziri ka thënë se qeveria Haradinaj është e paqëndrueshme dhe se rrëzimi i saj nga LDK-ja dhe VV-ja është më i lehtë duke marrë parasysh numrin minimal të deputetëve nga koalicioni qeverisës në Kuvend.

“Ka shtrydhje të buxhetit. Qeveri e paqëndrueshme. Thyerje e disiplinës buxhetore. Qeveri e PAN-it me 22 parti politike e ka qëllimin e vetëm që të bëjë emërime të përditshme që do t’i kushtojnë vendit. Shumë më pak kohë na duhet se ajo që bëri PDK prapa shpinës që bëri marrëveshje me AAK-në. Ne marrëveshjet i bëjmë në zyre e jo nëpër kuluare të ndryshme”, ka shtuar më tej ai.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Slobodan Praljak, i cili u vetëvra nga helmimi pas vendimit…