LDK-ja po pret numërimin e votave

14 shkurt 2021 | 20:56

Ardita Dushi nga Shtabi Qendror i LDK-së ka thënë se janë në pritje të numërimit të rezultateve.

“Nga ky moment fillon numërimi i votave dhe ky proces kërkon kohë. Jemi në pritje të numërimit të votave në të gjitha komunat dhe qendrat e votimeve. Pas përfundimit të numërimit të votave, LDK do të del para mediave dhe do të prononcohet zyrtarisht lidhur me rezultatin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në përgjithësi”, ka thënë Dushi.

Ajo nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët dhe as nuk komentoi rezultatin e Exit Poll-it të publikuara në media.

Dushi e mbylli konferencën e shkurtë duke thënë se do të lajmërojnë me kohë për paraqitjen e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se presin që…