
LDK-ja prezanton emrat e të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash dhe asambletë komunale
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat e kandidatëve për kuvendet komunale për zgjedhjet e ardhshme lokale.
LDK-ja garon në 31 komuna, me 28 kandidatë për kryetarë dhe 839 kandidatë për asambletë komunale, të cilët përfaqësojnë një përzierje të përvojës së dëshmuar dhe energjisë së re.
“Ky ekip është dëshmia më e mirë e angazhimit tonë gjithandej për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe me vizion afatgjatë, e cila e vendos qytetarin dhe interesin publik në qendër të vendimmarrjes. Kandidatët tanë nuk janë vetëm emra në listë, ata janë njerëz të përkushtuar, me integritet të lartë dhe me vullnetin e palëkundur për të punuar për komunat tona. Me këtë ekip, ne synojmë të sjellim ndryshim përtej të zakonshmes dhe të ndërtojmë institucione lokale të forta e efikase. LDK-ja fton qytetarët e Kosovës që të bashkohen në këtë rrugëtim për zhvillim ekonomik, forcim të institucioneve dhe përmirësim të cilësisë së jetës në çdo komunë. Me përkushtim dhe vizion të qartë, padyshim që LDK në këto zgjedhje do të dalë forca udhëheqëse në shumicën e komunave të vendit”, ka njoftuar LDK-ja.