
LDK-ja s’e voton kandidatin e LV-së për kryetar Kuvendi as nëse ndërrohet emri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndërrimi i votimit në Kuvend për ta votuar të parinë e legjislativit nuk është thjesht çështje procedurale “ashtu siç po mendojnë VV”. Partia e parë dhe z. Kurti dhe satelitë partiakë politik po mendojnë që është çështje procedurale. Në rregull që ata e trajtojnë si çështje procedurale por 20 herë është provuar dhe po dëshmohet që nuk është procedurale, atëherë veprim politik duhet me pasë. Veprimi politik për ta ndërtuar një shumicë politike e cila ndërron metodën nuk po themi mendësinë sepse është e pamundshme brenda natës. Zotëri Kurti po don politikën e sallamit politik me imponu. Nuk funksionon që Kuvendin me zgjedh dhe me trajtu si çështje procedurale me bë konstituimin dhe me bë zgjidhjet politike me i realizuar dhe madje me kaluar te qeveria. Tek qeveria le të themi ka orare të demokracisë”, ka thënë Haziri në emisionin “Real Talk me Maxhunin i cili transmetohet në Periskop dhe T7.
Deputeti i LDK-së nuk beson që kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka 61 vota për të formuar qeverinë e re.